Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës.
Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht titulli për “Zikaltërit”.
Sipas mediave italiane, nga Kina ka ardhur dhe miratimi i presidentit Steven Zhang për operacionin që shkon përtej kufizimeve normale të pagave.
Lautaro do të fitojë rreth 9 milionë euro në vit, përfshirë dhe bonuset, nga kontrata e re deri në 2029. Marrëveshja zgjat bashkëpunimin me tri vite, duke qenë se kontrata aktuale përfundon në 2026.
Me një fitore zikaltërit e Inzaghit do e çonin diferencën në 17 pikë me kuqezinjtë, me Interin gati të nisë festën për titullin e 20-të në historinë e tyre.