Interi dëshiron ta blejë përfundimisht Sensin

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Stefano Sensi i ka impresionuar të gjithë me formën e tij te Interi në këtë fillim sezon.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Nerazzurët duan t’i marrin shërbimet e mesfushorit qysh në afatin e janarit, pasi lojtari është aktualisht në huazim nga Sassuolo.

Interi duhet t’i paguajë 22 milionë euro për ta mbyllur transferimin e Sensit, pasi ka të drejtë për ta blerë kartonin e tij.

Lojtari 24-vjeçar deri më tani ka shënuar tri gola në gjashtë paraqitje në Serie A , ndërsa kjo formë e tij e ka bindur Interin që ta blejë atë përfundimisht.

Drejtori gjeneral Beppe Marotta tashmë është takuar me Sassuolon për ta mbyllur transferimin e Sensit.

Mediumi italian bën me dije se bisedimet janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe marrëveshja mund të mbyllet në afatin kalimtar të janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme