Sipas disa raportimeve në Itali, Interi do të paguajë këstin e parë të tarifës së transferimit të Achraf Hakimit.
Nerazzurrët transferuan mbrojtësin e krahut nga Real Madridi një vit më parë për 40 milionë euro për t’u paguar në një seri me këste prej 10 milionë euro.
Lideri i Serie A dështoi të paguajë këstin e parë, por sipas gazetës La Repubblica, ajo ishte pjesë e një marrëveshje me Real Madridin.
Të dy klubet ranë dakord të vonojnë pagesën e parë me tre muaj dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të përmbushë zotimin.
Sipas Il Giorno, Interi gjithashtu do të paguajë pagat e lojtarëve për janarin e këtij viti.
30 marsi do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Nerazzurrët të cilët gjithashtu janë vendosur të zbulojnë emblemën e tyre të re.