Interi e Chelsea janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Lazios, Francesco Acerbi, njoftojnë mediumet italiane të mërkurën.
Acerbi është kthyer në shtyllë të skuadrës së Lazios të drejtuar nga Simone Inzaghi. Lazio është duke sfiduar Juventusin për titull të kampionit në Serie A.
Interi e Chelsea po shikojnë për përforcime në mbrojtje. Acerbi 32-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2023.
Ai ka luajtur 24 ndeshje në ligë këtë stinor dhe ka shënuar dy gola.