“Nerazzurri” synojnë ta transferojnë ish-sulmuesin e Juventusit, i cili ka dështuar ta tregojë veten në Everton këtë sezon deri tash
Interi është i gatshëm ta bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Express”.
Trajneri Antonio Conte e sheh 20 vjeçarin si njeriun ideal për ta zëvendësuar Lautaro Martinezin, i cili mund të transferohet në Barcelonë gjatë verës që vjen.
Kean ka dështuar ta tregojë veten në Premierligë që kur iu bashkua Evertonit nga Juventusi për 25 milionë funte vitin e kaluar.
Ai e ka realizuar vetëm një gol në 22 ndeshje në kampionatin anglez të futbollit.