Interi ka arsye të anojë për PSG-në sot në finalen e Ligës së Kampionëve, që luhet në Lisbonë (21:00) ndaj Bayern Munchenit.
Ekipi italian ka të huazuar një lojtar te Bayerni, Ivan Perishiqin dhe një e kishte te PSG-ja, Mauro Icardin. Pikërisht tek ish-lojtari i saj e ka syrin.
Sipas “La Repubblica”, Interi do fitojë dy milionë euro nëse PSG-ja fiton Ligën e Kampionëve. Kjo, pasi në kontratën e huazimit, e më pas të blerjes, është paraparë kjo shumë në rast të triumfit të PSG-së në këtë garë.
Sulmuesi argjentinas Icardi kaloi te PSG-ja nga Interi në fillim të sezonit që po përfundon në formë huazimi, e më pas ekipi francez bleu kartonin e tij.