Interi është në kërkim të një portieri të ri. Mediat italiane kanë bërë të ditur të premten se drejtuesit e klubit po kërkojnë të sjellin një portier të ri në skuadër.
Samir Handanoviq ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 dhe nuk do ta vazhdojë atë.
Drejtuesit e klubit zikaltër po synojnë transferimin e portierit të Udineses, Juan Mussos.
Portieri argjentinas ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Serie A.
26-vjeçari ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023.
Klub italian, për ta liruar Musson po kërkon më shumë se 30 milionë euro.