Interi besohet se ka kërkuar që Anthony Martial të përfshihet në marrëveshjen me Manchester United për Ivan Perisicin.
Sipas Sky Sport, Interi ka qenë në kontakt me agjentin e Martialit, në një tentim për ta sjellë atë në klub sa më shpejt që është e mundur.
Mediumi më i besueshëm italian raporton se sulmuesi ka shfaqur interesim për të bartur fanellën e Interit, por Djajtë e Kuq po refuzojnë ta shesin atë.
Interi nga ana tjetër ka kërkuar 45 milionë euro dhe shërbimet e Martialit, një kërkesë që nuk është pranuar nga Djajtë e Kuq.
Martial është bërë adoleshenti më i shtrenjt në botë kur ju bashkua Unitedit nga Monaco në vitni 2015 – megjithatë 22 vjeçari ka vuajtur për minutazh dhe gola në sezonet e fundit.