Unitedi dëshiron Neymarin në këmbim të dyshes Pogba-Martial

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:47 | Nga

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka kërkuar sulmuesin brazilian Neymar nga Paris Saint-Germain, për t’i dhënë skuadrës franceze në këmbim dyshen Paul Pogba e Anthony Martial, raporton “Daily Star” të dielën, transmeton “Koha Ditore”.

Gazeta raporton se Parisi është duke u interesuar për dy futbollistët francezë, por Mourinho ka një kusht të veçantë për të hyrë në pazar.

Mourinho do të ofrojë dyshen Pogba-Martial, si dhe afro 50 milionë funte (57 milionë euro) për Neymarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme