Icardi ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në “Giuseppe Meazza” pas kualifikimit në Champions.
Interi e ka mposhtur në udhëtim Lazion 3-2 për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh.
Interi ishte duke humbur 2-1 deri në minutën e 78’, kur mysafirët realizuan dy gola të shpejtë, Icardi (78’) dhe Vecino (81’), që sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara kompeticionin ku triumfuan në vitin 2010.
Mauro Icardi, kapiteni i Interit, lidhej me një largim nga Serie A, sidomos nëse Zi Kaltrit nuk do të siguronin Championsin. Pas kësaj arritje, argjentinasi është pyetur nëse tashmë ka vendosur që të qëndrojë: “Do të flasim me klubin, për të parë se çka është më së miri për Interin”.
“Objektivi ishte Liga e Kampionëve, e arritëm këtë. Tani kemi me shumë mundësi në merkato dhe klubi do të tentojë të bëjë diçka. Vitin e kaluar, bën gjithçka që është e mundur dhe përmirësuan skuadrën”, shtoi Icardi.