“Nerazzurri” e shohin sulmuesin gjerman si pasardhës ideal të argjentinasit Lautaro Martinez
Interi i është shtuar garës për transferimin e Timo Wernerit.
“Nerazzurri” janë në kërkim të pasardhësit të Lautaro Martinezit, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.
Prandaj, Zikaltrit e kanë veçuar sulmuesin e Leipzigut, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Gazeta Express.
Mirëpo, klubi italian duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Liverpoolit dhe Barcelonës për përfaqësuesin gjerman.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së 24 vjeçarit është 60 milionë euro.
Ai e shfaqi një sezon të jashtëzakonshëm me Leipzigun deri tash.