Interi pa Lukaku synon fitore kundër Parmës

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Interi e vazhdon aventurën në Serie A pas barazimit në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk

Interi javën e kaluar e mundi Genoan në Serie A, derisa sot ata do të përballen me skuadrën që gjithmonë atyre ju ka kushtuar probleme, skuadrën e Parmës.

Kujtojmë se Interi në këtë ndeshje do të luajë pa sulmuesin e tyre në formë, Romelu Lukaku, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë.

Kurse sot, Conte do të luajë me Lautaron, Perisicin e Eriksenin më përpara, e të cilët synojnë që të fitojnë kundër Parmës që shpesh ka ditur që t’i shkaktojë kokëçarje skuadrës nga qyteti i Milanos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme