Loreta Kullashi është emri më i ri në përbërjen e skuadrës së madhe italiane, FC Internazionale.
Futbollistja me origjinë nga Peja, ka lindur në Helsninki të Finlandës, por është rritur dhe ka ndërtuar karrierën në shtetin e Suedisë.
Ajo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “Nerazzuret”, deri më 30 qershor të vitit 2026, derisa edicionin e kaluar ishte e huazuar në Sassuolo.
Chelsea e fiton ndeshjen e parë ndaj Servettes në play-offin e Ligës së Konferencës
Sulmuesja që luajti për AIK-un e famshëm suedez, pastaj edhe në Eskilstuna United e FC Rosengard, është poashtu reprezentuese e Suedisë, ku në shtatë paraqitje, ka realizuar 3 gola.