Interi po shihet si favorit për transferimin e Kumbullës

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Interi po shihet si favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla, për shkak të marrëdhënies së mirë mes dy klubeve, shkruan “Calcio Mercato”.

Kumbulla 20-vjeçar mund të kushtojë afro 25 milionë euro. Për mbrojtësin e ri të Shqipërisë po ka interesime nga shumë klube, përfshirë edhe Chelsea, Borussia Dortmundi, Napoli e Lazio. Por, Interi po shihet favorit për transferimin e Kumbullës. Trajneri i Interit, Antonio Conte, e vlerëson lartë mbrojtësin er ri.

Kumbulla ka kontratë me Veronën deri në verën e vitit 2022.

Të ngjashme