Interi është klubi i fundit evropian që i është bashkuar garës për sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller.
Muller nuk është duke luajtur mjaftueshëm nën urdhrat e Niko Kovac dhe tash e disa kohë është duke menduar largimin.
Mediat raportuan ditëve të fundit që Manchester United do të bëjë një veprim për Mullerin në janar, por nuk janë klubi i vetëm i interesuar për të.
Sipas mediumit gjerman Kicker, Djajtë e Kuq do të përballen me konkurrencë të fortë për firmën e gjermanit nga klubi italian, Inter.
Raporti thotë se klubi nga Serie A ka bërë tashmë kërkimet e para në lidhje me sulmuesin 30-vjeçar dhe do të bëjë një ofertë zyrtare kur të hapet afati kalimtar.