Interi synon ta rrëmbejë primatin, e pret Lazion e disponuar

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Inter – Lazio do të jetë derbi i javës së 22-të në Serie A, i cili nis nga ora 20:45 dhe luhet në “Giuseppe Meazza”.

Të përzgjedhurit e Contes me fitore eventuale do të pozicionoheshin në vendin e parë në tabelë duke e lënë një pikë prapa Milanin, që u mposht mbrëmë nga Spezia me rezultat 2:0.

Në anën tjetër, Lazio gjendet e gjashta në tabelë me shtatë pikë më pak se Interi, shkruan Gazeta Express.

Lazio ka mungesa në këtë takim. Acerbi, Akpa, Luiz Felipe dhe Strakosha janë mungesat e ekipit të Inzaghit, kurse Interi do të jetë i plotë.

Mbetet të shihet se a do t’i japë minuta Inzaghi futbollistit kosovar, Vedat Muriqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme