Inter janë të interesuar të sjellin në ‘San Siro’ mbrojtësin e Chelsea, Marco Alonso.
Sipas ‘Calciomercato’, skuadra e Inter është vënë pas yllit të Chelsea, Marco Alonso, përcjell lajmi.net.
Është Antonio Conte që dëshiron të bashkohet me mbrojtësin spanjoll, të cilin e kishte transferuar te Chelsea për 40 milionë euro.
Alonso te Chelsea është transferuar nga italianët e Fiorentinës.
Këtë sezon, Alonso është paraqitur në vetëm tetë ndeshje për Chelsean, duke shënuar një gol.