Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është më në listën e personave që kërkohen nga INTERPOL-i.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se për këtë janë njoftuar gjatë ditës së sotme.
I pari i ekzekutivit kosovar ishte ndaluar në Francë më 4 janar të vitit 2017 bazuar në një fletëarrest të shtetit serb.