Interpoli në kërkim të ish-shefit të Nissan, Carlos Ghosn

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Libani ka pranuar një “njoftim të kuq” nga Interpol për arrestimin e ish-shefit të arratisur të Nissan, Carlos Ghosn.

Kërkesa u pranua nga forcat e brendshme të sigurisë në Liban të enjten dhe nuk pritet t’i referohet gjyqësorit, raporton agjensia e lajmeve Reuters.

Avioni privat, me të cilin fluturoi Ghosn, thuhet se u ul në Stamboll para se të fluturonte për në Liban.

Turqia ka nisur një hetim se si Ghosn udhëtoi përmes Stambollit, me qëllimin që t’i ikte gjykimit në Japoni, për çka mediat lokale kanë raportuar se janë bërë shtatë arrestime.

Carlos Ghosn delivering a video statement with Japanese captions in April 2019

Detajet e arratisjes së tij mbeten të paqarta, megjithëse raportet thonë se ai mund të ketë pasur një pasaportë rezervë franceze, përveç tre të tjerave që i kishte dorëzuar.

Franca thotë se nuk do ta ekstradojë atë nëse ai udhëton atje.

Biznesmeni mban nënshtetësi franceze, libaneze dhe braziliane. Ai aktualisht besohet të jetë në Liban, vend ky i cili nuk ka asnjë traktat ekstradimi me Japoninë.

Ai kishte paguar gjobën 8.9 milionë dollarë për t’u liruar me kusht në Japoni në prillin e kaluar, përpara gjykimit të tij ku po akuzohet për keqpërdorim financiar.

Por, ai u shfaq në Liban në natën e Vitit të Ri, duke thënë “Unë i kam shpëtuar padrejtësisë dhe persekutimit politik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme