Policia e Kosovës bëri të ditur se ka intervistuar një person të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 16:00.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima me vendim të prokurorit dhe rekomandim të Qendrës për Punë Sociale është dërguar në strehimore.
I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.