Invalidët e luftës së UÇK-së, kanë paralajmëruar një protestë për ditën e martë, pranë Qeverise së Kosovës, me qëllim që të shprehin pakënaqësitë në lidhje me mos formimin e Komisionit Mjekësor.
Përmes një postimi në Facebook, Avni Halilaj, ka thënë që Shoqata e Invalidëve të Luftës e as Qeveria e Kosovës nuk janë duke punuar në këtë drejtim.
Ndërsa Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka bërë të ditur që ka pasur mjaft ankesa nga invalidët e luftës, për padrejtësitë që po u bëhen.
“Pothuajse çdo ditë kam marrë ankesa, ndërsa tani ata kanë vendosur që të dalin për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Unë do të jem pjesë e këtij organizimi dhe natyrisht që do t’i përkrahim”, ka thënë Qeriqi