Nënshkrimi më i madh i Hertha Berlinit për këtë verë është kompletuar. Ky nënshkrim nuk përfshin afrimin apo largimin e ndonjë lojtari nga klubi kryeqytetas. Ka lidhje me kryeqytetin në një mënyrë tjetër.
Ditë më parë Hertha njoftoi për një partneritet strategjik me kompaninë “Tennot Holding B.V.”, që ka bërë një investim prej 125 milionë eurosh për të blerë 37.5 për qind të aksioneve në klub. Marrëveshja është transaksioni më i madh dhe i vetëm në historinë e Bundesligës, që përfshin marrjen shtesë të 12.4 për qind të aksioneve në vitet e ardhshme, nëse rezultatet janë të mira, shkruan sot Koha Ditore.
“Ne e shohim si një marrëveshje afatgjate dhe shumë premtuese”, tha kryetari i kompanisë, Lars Windhorst, në një komunikatë të përbashkët me klubin. “Për mua personalisht është një kënaqësi e madhe që jam në gjendje të kontribuojë në të ardhmen ekonomike të këtij klubi të madh të Berlinit”.