Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se deri në fund të korrikut investimet direkte në vend kapin vlerën e 443.3 milionë euro. Sipas BQK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, këtë vit investimet direkte kanë shënuar rritje për 20 milionë euro, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, investimet direkte jashtë Kosovës deri në korrik […]
Investimet direkte në Kosovë arrijnë mbi 443 milionë euro për 7 muaj

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se deri në fund të korrikut investimet direkte në vend kapin vlerën e 443.3 milionë euro.
Sipas BQK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, këtë vit investimet direkte kanë shënuar rritje për 20 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, investimet direkte jashtë Kosovës deri në korrik të këtij viti shënuan vlerën e 121 milionë euro.











