Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se gjendja në Trust është mbi 2 miliardë euro dhe se numri i kontribuuesve shkon në mbi 400 mijë.
“Mbi 2 miliardë i ka pasur Trusti prej fillimit të vitit 2021. Numri i kontribuuesve në fund vit ju thoni që keni pasur 419 mijë e 657 kontribuues aktiv”.
Përderisa kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina tha se Fondi ka treguar performacë gjatë vitit 2021 me 2.35 miliardë euro.
Ai madje tha se nuk kanë humbje, por që ka rënie të çmimit për njësi, duke shtuar se tërheqja e kërkuar e 30% nuk mjafton pa një sërë masash të tjera.
“Fondi ka arritur performancë te mirë nga investimet. Pensionet e shpërndara ishin 503 milionë euro. Viti 2021 konsiderohet të jetë mjaft i suksesshëm. Tani të gjithë kontribuuesit do të menaxhohen nga një protofolio aktive. Kemi pritur që viti 2022 të jetë një vit më sfidues. Korniza ligjore nuk lejon investime direket dhe aktualisht i vetmi mekanizëm ku mund të investojmë letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozita bankare”.
“Për neve si fond çdo investim në vend është i mirëseardhur. Nuk ka humbje. Për momentin kemi lëvizje të njësisë për 10.7%. Ky vit është sfidues jo vetëm për ne por edhe gjithë globin. Ka rënie të vlerës së çmimit të njësisë. Ajo ndryshon nga dita në ditë deri ne 5%. Ne duhet ta kryejmë punën brenda një kornize qysh e kërkon legjislacioni. Vetëm heqja e 30% nuk mjafton pa një sërë masash tjera”.
Adrian Zalli, Drejtori i Fondi të Kursimeve Pensionale, tha se përqindja e investimeve jashtë ka qenë 77%, duke shtuar se askund nuk tërhiqen krejt mjete e Trustit.
“Përqindja e investimeve jashtë ka qenë 77%. Ne kemi krijuar protofoi për personat që janë afër pensionimit. Për këta nuk ka rrezik prej moshës 63 e tutje”.
“Asnjë fond nuk i tërheq krejt fondet. Nëse fillohet me shkuar 80% me investime bie ndesh me parimin ligjor të diversifikimit. Kontribuues aktiv është nëse një person kontribuon edhe një herë”.
Driton Qehaja, anëtar i Bordit të Fondeve të Kursimeve Pensionale tha se 1 miliard euro janë tërheqje nga tregjet për hir të ruajtjes.
“Këtë vit investimet janë ulur në aksione. Ne kemi një strategji të investimeve dhe këtë vit kemi 500 milionë euro kesh të tërhequra nga rreziku nga tregje ndërkombëtare. Sa i përket rënies së tregjeve jemi më së miri sepse kanë rënë deri 30%. 1 miliard euro janë tërheqje nga tregjet për hir të ruajtjes”.
Deputeti i VV, Eman Rrahmani pyeti sa se është kthimi i investimeve vendore dhe sa ka qenë përqindja e investimeve.
Deputeti i PDK, Ferat Shala, tha se janë mbi 70% të fondeve jashtë kurse në Kosovë ka mungesë të energjisë.
“A keni bërë analiza të sigurisë së fondeve, sa janë kapacitet e tregut të brendshëm ta ndryshoni këtë shifër pozitive sepse janë paratë tona”.
“Ne kemi 77 % të fondeve jashtë nuk kemi energji brenda. Sa milion euro ka humbur fondi? A keni ndonjë hulumtim? Çka mund të bëjmë në kornizë ligjore. Sa janë humbjet? A ka rënie të aksioneve të bursa nëse nuk ka humbje”.
Deputeti i AAK, Pal Lekaj se shumica e fondeve ndodhen jashtë vendit dhe kjo është shqetësuese ngase ka luhatej të çmimeve, raporton EO.
“Ajo çka është shqetësuese është se keni shumicën e fondeve në bursa që ka luhatje të çmimeve. Ne duhet të kemi kujdes që moshat afër pensioneve të mos rrezikohen. Sa do ta rrezikonte stabilitetin e Fondit sepse Kosova kanë nevojë për investime”.
Deputeti i LDK, Avdullah Hoti kërkoi të di më shumë se si është e mundur që keshi të investohet jashtë Kosovës, kur vendi ka nevojë për fonde.
“Inflacioni nuk mund të ikim, e kemi 15%. Qytetarët kanë tërhequr 179 milionë në bazë ta atij ligji. Sa ka ndikuar në politikat e juaja. Cilat janë implikimet e bordit”.
“Si mund të investohet keshi jashtë Kosovës?. A jeni duke shqyrtuar si do të duhej të përshtateshin politika inventive, regjistrimi i popullsisë. Mendoj se duhet të avanconi shërbimin e këshillëdhënës me kontribuues?”.