Investimet në kryptovaluta në rrezik nga kodi shtetëror telefonik

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 15:48 | Nga

Implementimi i plotë i kodit shtetëror telefonik të Kosovës, +383 paraqet frikë tek investuesit kosovarë që kanë investuar në kryptovaluta.

Qershori pritet të jetë muaji i fundit kur në Kosovë funksionojnë kodet telefonike +377 dhe +386 pasi kodi i vetëm funksional për thirrje ndërkombëtare do të jetë ai shtetëror +383.

Megjithëse kodi shtetëror që buroi nga marrëveshja e arritur në dialogun Kosoë-Serbi u prit me entuziazëm, kjo po shihet si problematike nga kosovarët që kanë kuleta dixhitale (wallets) në platformat online të kryptovalutave.

Ermal Sadiku, tha për KALLXO.com se shumë kuleta dixhitale janë të konfiguruara përmes numrit të telefonit dhe në rastin e zhdukjes së kodeve të tjera, paraqitet rreziku për bllokimin e tyre.

E konfirmojmë që është kontaktuar edhe Facebook dhe presim përgjigje edhe nga ata. Instagram poashtu shfrytëzon platformen e njëjtë.

“Ato walleta qe janë të konfigurara me kod telefonik, dmth që verifikimin e kanë me numër të telefonit, do të kenë probleme me rastin e ndërprerjes së shërbimeve +377 dhe +386. Sidomos ata që kanë p.sh 2 Step verification me SMS (verifikim dy hapësh përmes SMS), nuk do të mund të qasen në walleta.”, tha Sadiku.

KALLXO.com ka pyetur edhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimive Elektronike dhe Postare (ARKEP) lidhur me këtë çështje por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje nga ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme