Investimet në USA nga Comodita mirëpriten nga kryeprokurori i Texasit, Ken Paxton, dhe senatorja Angela Paxton

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Investimet në USA nga Comodita mirëpriten nga kryeprokurori i Texasit, Ken Paxton, dhe senatorja Angela Paxton

Kryeprokurori i Texasit, Ken Paxton, dhe senatorja Angela Paxton, vizituan Kosovën dhe gjatë aktiviteteve brenda këtij udhëtimi, zgjuan interes të veçantë për vizitën në fabrikën e dyshekeve dhe shpuzës Comodita në Gjakovë.

Për t’u njoftuar me bisnesin më të madh industrial të rajonit – brendin Comodita, ata u përcollën nga drejtori ekzekutiv, Eroll Shabi, dhe ekipi i menaxhmentit të kompanisë.

Gjatë njoftimit me ndërmarrjen dhe aktivitetet e përditshme të hapësirave punuese, zotëri dhe zonja Paxton u informuan nga afër për planet dhe zhvillimet që Comodita po bënë të në tregun amerikan, përkatësisht në vendbanimin e tyre, në shtetin Texas. Vizitorët shprehën një entuziazëm tejet pozitiv dhe mirëpritën investimet që brendi Comodita po implementon në Texas.

Gjatë kohës së kaluar brenda objekteve të Comodita, ata u fascionuan me mënyrën se si operohet brenda kësaj fabrike, linjat prodhuese, profesionalizmin, numrin e lartë të punëtorëve dhe gamën e madhe të produkteve. Mysafirët nga Texax, vlerësuan fleksibilitetin e Comodita për zgjidhjen e problemeve, sidomos lidhur me sistemin e transportit të dyshekëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që redukton koston dhe ndihmon në rritjen e numrit të produkteve të destinuara për eksport.

Për të përmbyllur një ditë të bukur si kjo, kryeprokurori dhe senatorja shprehën dëshirën të bëhen pjesë e konsumatorëve të këtij brendi, duke përzgjedhur disa prej produkteve që ishin të disponueshme në dyqanet Comodita Home.

Të ngjashme