Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHT) ka mbajtur tryezën me temën “Roli i institucioneve në zhvillimin e turizmit në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Odës, Hysen Sogojeva, tha se institucionet qendrore e lokale duhet që të bashkëpunojnë në mënyrë që të ketë më shuëm investime në turizëm. Madje sipas tij, as komuna e as Qeveria ende se kanë parë me prioritet turizmin.
“Qëllimi i kësaj tryeze është të ngrisim vetëdijen që institucionet qendrore dhe ato lokale të kenë një bashkëpunim më të mirë, projekti që jemi duke e zhvilluar është i Komunës së Prishtinës. Komuna e Prishtinës e ka financuar këtë projekte, kjo është një fushatë vetëdijsuse”.
“Në Prishtinë ke se çka me vizituar. As komuna e as Qeveria ende se kanë parë me prioritet turizmin. Komuna e Prishtinës ka diku 43 milionë të ardhura nga Qeveria, duhet me i fokusuar edhe në pjesën e turizmit. Prandaj të gjitha institucionet tjera që lidhën me këtë pjesë të koordinohen”.
Zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, tha se kanë ndarë 1 milion euro për sektorin e turizmit.
“Si Ministri kemi marr përsipër që të fillojmë bashkëpunim edhe me shtet e rajonit. Në majin nëntor Ministria ka ndarë 1 milion euro”.
Yllka Syla, zyrtare në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, tha se janë të hapur për bashkëpunim, raporton EO.
“Komuna e Prishtinës ka ndihmuar Odën Hotelerisë përmes subvencioneve. Komuna e Prishtinës është e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë”.