Kompania të cilës Qeveria Kurti ia hoqi statusin e investitorit strategjik në një mbledhje që u mbajt në orët e vona të së mërkurës, ka njoftuar se s’do të investojë më në Kosovë. Për dështimin e këtij investimi, Bordi i MLK Mining LL.C ia ka bërë me dije Kurtit se do ta njoftojnë Komisionin Evropian, Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e administratës amerikane
Në reagimin e kompanisë thuhet se vendimin qeveria e ka marrë pa konsultim me kompaninë dhe se me anulimin e vendimit Kosova ka humbur vende të reja pune dhe kredibilitetin e saj ndërkombëtar për zhvillimi ekonomik.
“Vendimi është marrë pa konsultim me Kompaninë, pa respekt për kompaninë apo palët e saj të interesit. Me anulimin e statusit të MLK-së, qeveria po kufizon rritjen dhe suksesin potencial të sektorit minerar të Kosovës, gjë që do të ketë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Jo vetëm Kosova humbi investime miliona dollarëshe, dhe potencialin për qindra hapje të reja të vendeve të punës, por edhe kredibilitetin e saj ndërkombëtar dhe shanset për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Për më tepër, bazuar në reagimin dhe mesazhet e dërguara përfaqësuesve të MLK-së, me keqardhje vërejmë se veprimet e qeverisë së Kosovës minojnë besimin dhe besimin jo vetëm të investitorëve por edhe të kosovarëve në procesin e udhëheqjes dhe vendimmarrjes së vendit.” – thuhet në reagimin e kompanisë, shkruan Nacionale.
MLK ka reaguar ndaj Ministrisë së Tregtisë, e cila ka thënë se kompania nuk ka treguar të vërteta.
Në këtë reagimi thuhet dhe MLK thuhet se ka ndjekur të gjitha hapat dhe se për 4 vitet sa i janë dashur qeverive të Kosovës për verifikim, bazat ligjore të aplikimit nuk janë vënë në dyshim.
Javë më parë Paparaci kishte raportuar për revokimin e vendimit për shpalljen e investitorit strategjik të kësaj kompanie, e cila synonte një investim prej 45 milionë eurosh në Kosovë.
Tutje, në reagimin e Kompanisë ata kanë theksuar se për këtë do të njoftojnë Komisionin Evropain, Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e administratës amerikane për dështimin e projektit teksa kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë ligjor.
“Është obligim që tqë njoftojmë Komisionin Evropian, Qeverinë Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e administratës amerikane për dështimin e procesit investues në Kosovës dhe proceset e paaftë institucionale në atë vend.Përfaqësuesit ligjorë të investitorëve do të koordinojnë veprimet e mëtejshme për këtë çështje”, thuhet në reagimin e MLK.
Më tej, MLK ka thënë se fondet e alokuara për Kosovën do të shpërndahen në 3 projeëkte të tjera të drejtuara nga Investitorët.
Qeveria Kurti e ka shfuqizuar me 18 prill vendimin përmes së cilit konfirmohej vullneti i Qeverisë për t’ia proceduar Kuvendit vendimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik subjektit investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C”, një ditë para se t’i dërgohej për votim Kuvendit.
Në këtë vendim të nënshkruar nga Kurti, thuhet se vendimi është shfuqizuar “për shkak të rrethanave të reja të konstatuara nga Komisioni, të cilat cenojnë interesin publik dhe bien ndesh me legjislacionin e aplikueshëm për investimet strategjike, si dhe me atë për miniera dhe minerale”.