Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradije Kelmendi përmes një video-mesazhi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festave të fundvitit.
Ajo në këtë video-mesazh tha se viti 2018 ishte vit i shumë sfidave, por me progres në punën e Policisë së Kosovës në zbatimin e ligjit.
“Jemi të përkushtuar që gjatë vitit që po hyjmë të punojmë fuqishëm në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Zotohemi se do jemi të përkushtuar dhe të pakompromis ndaj dukurive negative”, ka thënë ajo.