Inspektorati Policor i Kosovës është duke marrë pjesë në punëtorinë rajonale të organizuar nga RAI (Iniciativa Rajonale kundër korrupsionit) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë me përkrahjen e OSBE-së, e cila po mbahet në Bukuresh – Rumani 13-14 dhjetor 2017.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtetet e rajonit dhe më gjerë, e në të cilën Republika e Kosovës po përfaqësohet nga Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Hilmi Mehmeti me bashkëpunëtorë.
Në këtë punëtori të titulluar “Integriteti dhe standardet profesionale në agjencitë e zbatimit të ligjit” ndër të tjera, nga zyrtarët e shteteve pjesëmarrëse janë diskutuar çështjet e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë, praktikat e aplikuara nga vendet e rajonit dhe më gjerë, identifikimi efektiv I rreziqeve nga korrupsioni, sfidat e përbashkëta etj.