Këta janë emrat e 15 nga 26 policët kufitarë që u arrestuan sot në Vermicë nga Inspektoratit Policor

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Edhe 26 policë të tjerë kufitarë janë arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Demokracia.com ka raportuar se aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës këtë herë është zhvilluar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë.

Demokracia.com ekskluzivisht nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh emrat e 15 nga 26 policët kufitarë që u arrestuan sot nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aksioni është shtrirë edhe matanë kufirit në Shqipëri, ku Demokracia.com ka mësuar se nga autoritetet shqiptare pritet të arrestohen edhe rreth 40 policë kufitarë të Shqipërisë.

Shënim: Të gjithë të arrestuarit konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ngjashme