IPKO dhe DigitAlb nënshkruajnë marrëveshje edhe për 5 vjet, prezantohen oferta të reja

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 10:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

IPKO dhe DigitAlb kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për 5 vjetët e ardhshëm, deri në vitin 2024, raporton Ekonomia Online. Këto dy kompani kanë bashkëpunim që nga viti 2008.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO, tha se DigitAlbi-in e kanë partner strategjik për shumë vjet, duke sjellë është për herë të parë në Kosovës programe në gjuhën shqipe.

Më pas ai ka treguar se IPKO dhe DigitAlb kanë sjellë në vitin 2009 ligat më të rëndësishme sportive ndërkombëtare.  

Krejt kjo me qëllim që sipas Erzin të jenë sa më afër konsumatorëve dhe të sjellin në treg produktet inovative.

“DigitAlb është partner strategjik për shumë vite. Në vitet e fundit jemi kujdesur që për përdoruesit tanë të sjellim përvojat më të mira”.

“Ishim të parët që kemi sjell përmbajtjen në gjuhën shqipe që nga viti 2008, përdoruesit tanë janë të interesuar edhe për përmbajtjen sportive. Ishim të parët që me 2009 kemi sjellë ligat më të rëndeshim sportive”.

“Sot do ta vazhdojmë këtë partneritet deri në vitin 2024. Për disa vite kemi sjellë përmbajtjen më të mirë sportive, Seria A, La Liga, më e rëndësishmja Premier Liga”.

“Dhe së fundit është interesante Liga Kombeve. Edhe për vitet e ardhshme do të transmetojmë mijëra ndeshja futbollistike. Platforma ka të bëjë edhe me disiplinat e tjera sportive dhe përmbajtje familjare”.

Ai ka sqaruar se me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes janë përgatitur edhe dy oferta me cmime shumë të volitshme.

“Kemi sjellë edhe Vod dhe TVim. Gjatë gjithë kohës mundohemi t’i përshtatemi kërkesë së konsumatorëve. Me kemi përgatitur dy pako pranverore më përmjaltje Premium dhe familjare me çmim duhet filluar nga 15 euro deri 18 euro”.

Drejtori i IPKO-s ka paraqitur edhe investimet e kësaj kompanie ndër vite, e që tha se kjo ka ndikuar që edhe ardhjen e investitorëve të tjerë të huaj.

“Kemi investuar mbi 300 milionë euro dhe jemi investimi më stabil në vend. Ky investim mund të jetë edhe stimulim për kompanitë e tjera që të investojnë këto”.

“Para 20 vitesh ishim të parët që investuam internetin në Kosovë. Më 2013 dhe  2014 kemi qenë të parët që kemi sjellë 3G dhe 4G. Ishim të parët që kemi prezantuar programin për të rijnë me 100 mijë anëtarë”.

Arben Taipi, adminsitartor në DigiTAlb, tha se qëllim i bashkëpunimit me IPKO ka qenë bashkimi kombëtar.

Sipas tij, nëpërmjet emisioneve të dy kompanitë kanë ndikuar që të minimizohet kufiri ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

“Jemi platforma më e fuqishme. Qëllim ka qenë bashkimi kombëtar jemi krenar që i kemi parapri çdo politike që ka qenë në të dy anët e vendit. Ekziston ende kufi po ne kemi bë që ky kufi të minimizohet”.

“Nëpërmjet emisioneve ne kemi ndihmuar në këtë bashkim që është kaq i shenjt. Bashkëpunimi me IPKO e ka quar edhe më lartë këtë unifikim mes shqiptarëve”.

“Falënderoj drejtorin e IPKO-s ku kemi gjetur bashkëpunim ekselet për t’i dhënë sa më shumë për të dy kompanitë edhe për këtë bashkim kombëtar”.

IPKO është kompani inovative, e cila përveç përmbajtjes, ishte e para që ka prezantuar teknologjitë 3G dhe 4 G, si dhe e para që ka ofruar shërbime të bazuara në teknologji, siç janë: VoD, TViM dhe Catch Up TV.

Me rastin e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, IPKO shpallë edhe një ofertë speciale për ata të cilët nuk e kanë përjetuar ketë përmbajtje të IPKO-DigitAlb. Për pesë ditët e ardhshme, IPKO ofron pakon pranverore Super Duo Family HD për vetëm 15 euro në muaj dhe Pakon Pranverore Super Duo Premium HD për vetëm 18 euro në muaj.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm i telekomunikimit dhe investitori më i madh i huaj deri më tani me rreth 330 milionë euro të investuara në segmentin mobil dhe fiks. IPKO ka kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit për tashmë 20 vjet dhe është një shembull suksesi për tërheqjen e investimeve të reja të huaja në vend.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/665707760536992/

Të ngjashme