IPKO është korporatë që mbanë përgjegjësi sociale, ku përveç ndikimit në rritjen e përgjithshme ekonomike të Kosovës, kontribuon direkt edhe në zhvillimin e komunitetit. Me vet-iniciativë, IPKO ka filluar shpërndarjen e donacioneve për 10 qendra që merren me fëmijët me aftësi të kufizuara.
Pesë Qendra Burimore dhe pesë organizata janë në mesin e atyre që do të përfitojnë, si: Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime intelektuale “Përparimi” në Prishtinë, “LefNosi” në Prizren, “Nënë Tereza” në Mitrovicë, Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime në të parë “Xheladin Deda” në Pejë, Shkolla Speciale për fëmijët me dëmtime të shumëfishta “Shpresa” në Shtime, Organizata “PEMA” në Ferizaj, DownSyndrome Kosova në Prishtinë, “Shoqata AUTIZMI” në Lipjan, Shoqata e të shurdhërve” në Prishtinë dhe organizata HANDIKOSnë Suharekë.
“IPKO për shumë vite tashmë, vazhdimisht inicion dhe përkrahë kauza që ndërlidhen me fëmijët, pasi është shumë e rëndësishme që të krijojmë kushte më të mira të jetës për fëmijët dhe të ofrojmë më të mirën që mundemi për fëmijët e Kosovës. Çdo fëmije duhet t’i ofrohen mundësi dhe burime të mjaftueshme zhvillimi dhe mësim-nxënie dhe kjo nismë ka për qëllim që të ndihmojë fëmijët dhe mësimdhënësit që këto qëllime të arrihen më lehtë”, thotë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC.
IPKO i ka përkrahur të gjitha këto organizata me një shumë prej 10.000 eurosh. Donacioni është dhuruar, duke marrë për bazë nevojat e këtyre qendrave, duke i pajisur ato me materialekonkrete/didaktike, mjete dhe pajisje që lehtësojnë dhe ndihmojnë procesin e mësim-nxënies midis fëmijëve me aftësi të kufizuara.
IPKO vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët. Përmes projektit të iniciuar nga IPKO, “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka dhuruar 100.000 (100 mijë) euro pajisje medicionale për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare në fund të vitit 2017 – fillim të 2018. IPKO, po ashtu ka përkrahur edhe sektorin e arsimit përmes projektit “Mësuesit zgjedhin – IPKO përkrahë”, duke mbështetë 50 shkolla, kopshte dhe njësi të tjera arsimore, kryesisht në vendet rurale.