Kompania e industrisë ushtarake shtetërore të Irakut ka deklaruar se raketa e prodhimit vendor “Jekin-1” është testuar me sukses.
Burimet irakiane të informimit njoftuan se kjo raketë është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët e Irakut. Kompania e industrisë ushtarake shtetërore e Irakut ka thënë se testimi i kësaj raketa ishte plotësisht i suksesshëm dhe kjo raketë përmban standardet ushtarake të duhura me rreze të shkurta veprimi dhe mund të transportojë deri në 350 kg lëndë eksplozive.
Ndërkohë forcat e ushtrisë irakiane kanë parakaluar në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, për të festuar pushtimin e Mosulit.
Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak, të cilin terroristët e grupit takfirist ISIS e kishin pushtuar që nga qershori i vitit 2014. Festimet vijnë një javë pasi kryeministri Hejdar Ebadi ka shpallur zyrtarisht “fitoren” në Mosul.
Pasi Ebadi ka njoftuar për “çlirimin e plotë” të Mosulit, ai ka njoftuar se do të ketë festime për një javë në Irak.