Prezantoi testin për Covid të një personi tjetër, arrestohet serbi në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në telefonin e tij ka prezantuar testin Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme