Forcat e sigurisë iraniane kanë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasëse që është kryer së fundmi, tha policia.
“Kemi informacione të mira dhe shpresojmë në bashkëpunimin e publikut”, citohet të ketë thënë shefi i policisë Hossein Ashtari.
Persona të tjerë po ashtu janë identifikuar si të dyshuar dhe tani janë në kërkim nga autoritetet, ka thënë shefi i policisë.
Të paktën dy zyrtarë policorë dhe rreth 40 persona janë plagosur në sulmin me makinë-bombë më 6 dhjetor, që ndodhi para selisë së policisë në qytetin Çabahar.
Grupi xhihadist sunit, Ansar al-Furqan mori përgjegjësinë për sulmin.
Provinca Sistan-Baluçistan, ku ndodhet Çabahar, në vitet e fundit është përballur me sulme të militantëve sunitë kundër forcave të sigurisë.