Irani arreston 17 “spiunë” të CIA-s, disa i ka dënuar me vdekje

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Irani ka njoftuar për arrestimin e 17 shtetasve të tij, të cilët, siç i cilëson, spiunonin për llogari të CIA-s në lidhje me objektet bërthamore e ushtarake të këtij vendi, ndërsa raportohet se disa sish tashmë janë dënuar me vdekje, transmeton Koha.net.

Një zyrtar iranian, gjatë një konference me gazetarët, të hënën tha në Teheran se këto arrestime kanë ndodhur gjatë muajve të shkuar, por nuk ka saktësuar se sa prej tyre janë dënuar me vdekje.

Njoftimi vjen pas dështimit të marrëveshje nukleare midis Iranit e SHBA-së dhe ngritjes së tensioneve në Gjirin Perik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme