Një gjykatë në Teheran ka dënuar dy irakianë dhe një iranian me burgim për pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e një sulmi vetëvrasës të planifikuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.
Të pandehurit u tha se ishin pjesë e një ekipi prej 21 anëtarësh që kishte kaluar kufirin Irak-Iran, rreth tre vjet më parë, për të kryer sulmin e planifikuar.
Dënimet ndaj tyre u shqiptuan më 6 shtator.
Raportimet për gjykime të pjesëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik në Iran janë të rralla.
Grupi ekstremist rregullisht e ka kërcënuar Iranin në të kaluarën.
Shtetasit irakian, të cilët në kohën e arrestimit ishit të moshës 14 dhe 17 vjeçare, janë dënuar me nga pesë vjet burg. Atyre iu shtua edhe një vit dënim me burg për posedim të armëve.
Ndërsa shtetasi iranian, i cili ka qenë 16 vjeçar në kohën e arrestimit, është dënuar me pesë vite burgim.
Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se ata nuk u dënuan me vdekje për shkak se në kohën e arrestimit kanë qenë nën 18 vjeç.
Raportet thonë se 16 pjesëtarë të dyshuar se janë të lidhur me Shtetin Islamik janë arrestuar nga ana e forcave iraniane, derisa pesë të tjerë, përfshirë liderin e grupit, janë vrarë gjatë përleshjeve.
Tre pjesëtarë të forcave iraniane janë vrarë gjatë luftimeve.
Së paku 17 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në dy sulme në Iran më 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishtë marrë Shteti Islamik.