Irani ekzekuton një gazetar

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

rani ka ekzekutuar gazetarin disident, Ruhollah Zam, puna në internet e të cilit ndihmoi në frymëzimin e protestave mbarëkombëtare më 2017.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA raportoi më 12 dhjetor se Prokuroria Revolucionare e Teheranit njoftoi për ekzekutimin e Zam me varje. Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehën zemërim.

Ruhollah Zam, u var të shtunën pasi Gjykata Supreme miratoi vendimin për dënimin e tij me vdekje.

Pas konfirmimit që ekzekutimi ishte kryer ndaj 47-vjeçarit, vëzhguesi ndërkombëtar i medias Reporterët pa Kufij (RSF) shkroi në Twitter se ishte “i zemëruar me këtë krim të ri të drejtësisë iraniane” duke shtuar se “truri i këtij ekzekutimi” ishte Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Zam u dënua me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në muajin qershor. “Reporterët pa Kufij” e kishin quajtur procesin gjyqësor si “shumë të padrejtë”.

Ai u dënua për “korrupsion në Tokë”, një akuzë e ngritur shpesh në raste që përfshijnë spiunazh ose përpjekje për të përmbysur qeverinë e Iranit.

Zam, të cilin “Reporterët Pa Kufij”, me bazë në Paris, e përshkruanin si një “figurë shumë të diskutueshme si në Iran dhe në diasporën iraniane”, u shfaq publikisht duke pranuar akuzat dhe duke ofruar falje për aktivitetet e tij të kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme