Irani kërcënon Amerikën me hakmarrje

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 19:05 | Nga

Irani dënoi sot sanksionet e reja të miratuara një ditë më parë nga Senati amerikan duke konfirmuar se do të merrte masa reciproke, njoftoi media iraniane.

“Irani do të marrë masa reciproke dhe të menjëhershme për të siguruar interesat kombëtare”, deklaroi Bahram Ghassemi, zëdhënës i minstrisë iraniane të Punëve të Jashtme, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “Isna”.

Senati amerikan votoi dje me shumicë votash një ligj tjetër për miratimin e sanksioneve të reja kundër Iranit, veçanërisht për shkak të mbështetjes së akteve terroriste ndërkombëtare dhe programin balistik.

Ligji do të shqyrtohet ende dhe miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ajo që është thënë për programin balistik të Iranit është krejtësisht e paligjshme dhe ilegjitime dhe forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë të mbrojnë sigurinë dhe interesat e vendit”, deklaroi Ghassemi, përcjell Atsh.

“Programi balistik i Iranit është krejtësisht ilegjitim”, shtoi ai.

Parlamentarët amerikanë, demokratë dhe republikanë janë kundër marrëveshjes ndërkombëtare arritur në korrik 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha përfshirë dhe SHBA-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme