Irani kërcënon SHBA-në me sulm ushtarak

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Teherani ka paralajmëruar se do të reagojë ushtarakisht kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme në rast se sulmohet nga forcat e SHBA-së të dislokuara në rajon.

Ky mesazh u përcoll të shtunën nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i cili theksoi se një përgjigje e tillë nuk duhet interpretuar si agresion ndaj shteteve që strehojnë këto baza.Araqchi i bëri deklaratat gjatë një interviste për televizionin Al Jazeera, vetëm një ditë pasi Irani dhe Shtetet e Bashkuara konfirmuan gatishmërinë për të vazhduar negociatat indirekte mbi çështjen bërthamore. Takimi, i zhvilluar në Oman, u cilësua nga të dyja palët si konstruktiv dhe me tone pozitive.Ndërsa Araqchi tha se ende nuk është caktuar një datë për raundin e ardhshëm të negociatave, Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se ato mund të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme. “Ne dhe Uashingtoni besojmë se duhet të mbahet së shpejti”, tha Araqchi.

Të ngjashme