Irani lëshon raketa në Siri, me mesazh për ShBA-në, Izraelin dhe Arabinë Saudite

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Irani ka nisur raketat balistike në Siri me mesazh për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Saudite, të cilat Republika Islamike i konsideron si armiq të saj.

Garda Revolucionare ka deklaruar se kishte në shënjestër militantët që i akuzonte për sulmin e fundit në një paradë ushtarake, që la të vdekur 24 persona dhe plagosi më shumë se 60 të tjerë.

Televizioni shtetëror i Iranit ka filmuar raketën balistike dhe në të shkruante “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit dhe vdekje Arabisë Saudite”, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Brenda pak minutash, bota e arrogancës – sidomos Amerika, regjimi sionist dhe Arabia Saudite, do të dëgjojnë tingujt e goditjeve të Iranit” ka thënë një gazetar i televizionit shtetëror të Iranit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme