Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, e ka përdorur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për t’ia kthyer kritikat presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët e kritikoi Iranin dhe marrëveshjen e tij bërthamore të vitit 2015.
Në fjalimin e tij debutues në OKB, Donald Trump e përfshiu Iranin në mesin e, siç ka thënë ai, një grupi të vogël të regjimeve mashtruese, transmeton Express.
Lideri amerikan po ashtu e përshkroi marrëveshjen bërthamore të Iranit si turpëruese për ShBA-në.
SHBA është pjesë e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore dhe Trump ka paralajmëruar se mund ta tërheqë vendin nga kjo marrëveshje.
Ndërkohë, Rouhani iu përgjigj Trumpit duke e quajtur fillestar mashtrues në politikat ndërkombëtare.
Ai e mohoi se vendi i tij do të ishte i pari që e shkel marrëveshjen, por shtoi se Irani do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çfarëdo shkeljeje të saj nga palët tjera.
“Fjalimi i Trumpit është retorikë absurde, urrejtëse dhe injorante dhe i pavlefshëm për t’u dëgjuar në OKB”, ka thënë Rouhani