Irani ka pranuar pesë aeroplanë komercialë të ri të dielën, një ditë para se ShBA fillon rikthimin e sanksioneve që ishin ndërprerë në marrëveshjen bërthamore të fuqive botërore të nënshkruar më 2015.
Pranimi i këtyre aeroplanëve, sipas të gjitha gjasave do të jetë përfitimi i fundit i Iranit nën marrëveshjen bërthamore. Retorika në mes Iranit dhe SHhBA-së vazhdon të jetë e nxehtë, përkundër deklaratave të Trump se do të dëshironte të takohej me presidentin Iranian Rohanni.
Baza ajrore e Iranit ka pranuar 13 aeroplanë nga 20 sa kishte porositur nga fabrika francize-italiane në prill të vitit 2017. Kjo marrëveshje kushtoi 365 milionë dollar.