Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 125 viktima të reja të Coronavirusit në republikën islamike.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj ministrie, Kiyanoosh Jahanpour, i cili shtoi se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 4,357.
Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe mbi 1,800 infektime të reja, duke e çuar në mbi 70 mijë numrin e të prekurve.
Më shumë se 250 mijë njerëz janë testuar për Coronavirus deri më tani në Iran, ndërsa rreth katër mijë të infektuar ndodhen në gjendje kritike, shkruan “The Guardian”.
Irani është vendi më i prekur nga Coronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në tërë botën. Qeveria e këtij vendi më parë e ka refuzuar ndihmën nga Shtetet e Bashkuara për luftimin e pandemisë.