Irlanda do të bojkotojë Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi publik irlandez RTE ka njoftuar se Irlanda nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ta transmetojë Eurosongun e vitit të ardhshëm në Bullgari, për të dytin vit radhazi.

Vendimi lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatën humanitare në Gaza.

RTE tha se vendimi është marrë për shkak të vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve në Gaza dhe krizës humanitare

Edhe Holanda ka paralajmëruar bojkotin e edicionit të ardhshëm, teksa këtë vit Irlanda, Holanda, Islanda, Sllovenia dhe Spanja nuk morën pjesë në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Organizatorët e Eurovisionit kanë shprehur keqardhje për vendimin e Irlandës, por kanë thënë se e respektojnë atë.

Konkursi i ardhshëm pritet të mbahet në maj në Burgas të Bullgarisë, pasi këngëtarja Dara fitoi edicionin e vitit 2026.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurosong ka shkaktuar debate dhe protesta të shumta vitet e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Gaza.

Të ngjashme