Reperi turk BLOK3 ka zbuluar se po përgatit një bashkëpunim me legjendën e muzikës turke, Sezen Aksu.
Lajmin e bëri të ditur gjatë një interviste në emisionin “Gel Konuşalım”, duke zbuluar se teksti i këngës është shkruar nga vetë ai dhe se projekti pritet të publikohet në janar të vitit 2027.
Gjithashtu, artisti njoftoi se do të sjellë një version të ri të një kënge të të ndjerit Ahmet Kaya, me miratimin e bashkëshortes së tij.