Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rekë e Allagës në Rugovë të Pejës.
Rastin për EkonomiaOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 11:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rekë e allagës, Rugovë-Pejë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte rrshqitur dhe humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur duke shkaktuar vetëaksidentuar. Si pasojë dëmë materiale ka pësuar vetura, ndërsa persona të lenduar nuk ka pasur Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai.
Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.