Irlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 14:46 | Nga

Zëvendësministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Statovci-Demaj priti në takim ambasadorin irlandez jo rezident, Pat Kelly.

Ajo e falënderoi atë për mbështetjen që Irlanda i ka ofruar Kosovës gjatë këtyre viteve dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim bilateral do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, Ambasadori Kelly konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Irlandeze për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar nga të gjithë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme