Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ironizuar me karriget në zyrën e tij, raporton Ekonomia Online.
Gjatë pritjes së ministrit të Jashtëm malazez, Srdjan Darmanoviq, tha se po kritikohet për ulëset në Kryeministri, por ai thotë se nuk do t’i ndërrojë ato.
Kjo për arsye se i ka dhënë fjalën ish kryeministrit, Isa Mustafa. Madje thotë se do t’i lejë ashtu deri sa të kthehet.
“Pom kritikojnë për karriga. Ja kom jep fjalën Isës, nuk i ndrroj. Du me i lon deri sa t’kthehet”, tha Haradinaj.
I pyetur se po pret që të kthehet Mustafa, kreu i ekzekutivit pohoi se po i ruan deri sa të kthehet.
“Tash po ja ruj deri sa tvjen, qitu tnjejtat i ka”, shtoi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Madje humori i mirë i kryeministrit, reflektojë edhe me veprime të tjera.
Ai mori zëvendësin e tij, Behgjet Pacolli për ta zëvendësuar në pozitën e mysafirit, për një fotografi të momentit.
Haradinaj doli në anën e djathtë tek flamuri i Kosovës, si nikoqir, ndërsa Pacolli tek flamuri i Malit të Zi.
E gjithë kjo ishte një shaka e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli.